Aktuale Më shumë

Kamerat e sallës së gjyqit në interes të publikut

Prej tvteuta10:58, 31 Mars 2024

Autoritetet thonë se transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv i gjyqeve më të rëndësishme për korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar është i domosdoshëm sepse publiku ka të drejtë ta dijë, ndërsa opozita thekson se në Mal të Zi fatkeqësisht patëm mundësinë të shohim se si futja e kamerave në sallën e gjyqit mund ta kthejë atë në një cirk.
Gjykata Supreme e Malit të Zi paraprakisht ka refuzuar kërkesën për transmetim të drejtpërdrejtë televiziv të seancës kryesore në rastin kundër Vesna Medenicës, djalit të saj Milloshit dhe të tjerëve. Përfaqësuesit e mediave mund të ndjekin rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor vetëm me prani të drejtpërdrejtë në shqyrtimin gjyqësor brenda kufijve të kapacitetit të sallës së gjyqit.

  • 1

    Radio