Aktuale Më shumë

Kallëzim penal për ndarjen e banesave ndaj Boshkoviqit, Shehoviqit, Shegrt…

Prej tvteuta11:51, 21 Tetor 2022

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq njoftoi se ka bërë kallëzim penal kundër disa zyrtarëve të ish-qeverisë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Socialdemokratëve (SD) dhe Partisë Boshnjake (BS), për shkak të , siç tha ai, dyshimi se i kanë shkaktuar dëme miliona dollarësh buxhetit të shtetit duke akorduar banesa dhe ndihmë për zgjidhjen e çështjeve të banesave.

Abazoviq ka ngritur kallëzim penal kundër Predrag Boshkoviqit, Dragica Sekulliqit, Suzana Pribilloviqit, Suad Numanoviqit, Budmir Shegrtit, Damir Shehoviqit, Ivan Brajoviqit, Sanja Vllahoviqit, Drazhen Milliçkoviqit, Jellena Radonjiqit, dhe Aleksandar Joskoviqit.

“Ne kemi dalë me një listë me mbi 500 persona që kanë marrë apartamente. Kjo listë duhet të bëhet publike, që njerëzit të shohin se cilët janë kolegët e tyre që kanë marrë apartamente dhe ndihmë nga shteti dhe të shohin nëse është e bazuar apo jo,”  tha Abazoviq në konferencën për shtyp

“I jam mirënjohës njerëzve në Arkivin e Shtetit që e konfirmuan këtë dhe e njoftuan Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, duke pasur parasysh se kemi dy vjet që duam t’i marrim të gjitha letrat dhe kjo është e pamundur sepse një pjesë e materialit ka qenë e shkatërruar apo vjedhur”, tha Abazoviq.

Ai ka thënë se një pjesë e lëndës arkivore është shkatërruar dhe se Qeveria e Dushko Markoviqit më 17 shtator 2020 ka marrë vendim që të asgjësohen të gjitha regjistrimet audio nga seancat e Qeverisë nga viti 2010 deri në vitin 2020.

“Ne nuk e publikuam këtë më herët sepse autoritetet e PDS-së kërkuan nga Arkivi Shtetëror që këto dokumente të mbyllen për 30 vjet”, tha Abazoviq.

Ai tha se gjatë transportit të materialeve nga Qeveria në Arkivin e Shtetit janë zhdukur 60 lidhëse.

“Ne kemi marrë një vendim të ri. Kemi hequr shenjën nga brenda. Gjithçka duhet të jetë transparente. Ne i kemi përfunduar procedurat dhe tani gjithçka do të publikohet”, tha Abazoviq.

Ai tha se sot do të publikojë edhe të dhënat për ndarjen e banesave.

 

Sipas tij, dënimet për atë vepër penale nuk janë aspak të vogla.

 

Ai po ashtu ka thënë se ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq ka pohuar më herët se në ato raste nuk ka pasur vepër penale.

  • 1

    Radio