Kallaç: Qasja nga opozita është vetëm individuale, jo politikë e partisë
Prej tvteuta9 November 2016
Zyrtari i Partisë Boshnjake Amer Kallaç, thotë se thirrja e disa zyrtarëve nga partia e tij për bashkëpunim me opozitën , janë vetëm individuale dhe nuk përfaqsojnë qëndrim të partisë. Ai tha se në Partinë Boshnjake nuk ekzistojnë rryma dhe se partia është e bashkuar plotësisht. Ditë më parë kryetari i komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq, dhe ai Kuvendit Komunal të Petnjicës Adnan Muhoviq, i kanë bërë thirrje kryesisë së partisë që përveç ofertës së Partisë Demokratike të Socialistëve, në mbledhjen e Këshillit Qëndror të diskutohet edhe ajo e opozitës. Krerët e partisë deri tani nuk e kanë komentuar thirrjen e tyre.