Kallaba: Dyqanet kanë furnizime të mjaftueshme. S’ka vend për panik

Prej tvteuta10:34, 28 Mars 2020

Me urdhërin e Ministrisë së Ekonomisë, nga data 26 mars hyri në fuqi orari i ri për objektet tregtare, të cilët nga kjo datë punojnë nga ora 08:00 deri në ora 18:00. Gjatë orarit në fjalë, konsumatorët mund të kryejn blerjet e veta duke respektuar distancën sociale.  Afaristi Lam Kallaba, për TV Teuta tha se kjo masë mbrojtëse patjetër që është duke u rrespketuar, ashtu siç rrespektohen edhe masat e tjera mbrojtëse. Ai shtoi se marketet janë të furnizuar mjaftueshëm me produkte dhe nuk ka vend për panik tek qytetarët. Reduktimi i orarit apo edhe mbyllja e objekteve në tërësi patjetër që është duke ndikuar në rënien e ekonomisë, por në këtë moment shëndeti është në rend të parë ,tha Kallaba.

  • 1

    Radio