Sociale

Sociale Më shumë

Kalavrezi: Infermeria profesion i cili dëshiron përkushtim

Prej tvteuta13 May 2020

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Kjo ditë mbeti për shkak të ditëlindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë. Është profesion të cilin shumica e ëndërrojnë që në fëmijëri, një profesion i cili dëshiron përkushtim të plotë dhe dashuri mbi të gjitha, kështu deklaron Suada Kalavrezi, infermiere në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Gjatë ditës ky profesion ndeshet me situata të ndryshme, por dëshira për të qenë pranë pacientit I tejkalon të gjitha sfidat. 12 maji në përgjithësi shënohet në gjithë botën, por kësaj radhe për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit një gjë e tillë nuk është e lejuar, por infermierët në mes vetes e shënojnë ditën e tyre.