Aktuale Më shumë

Kalaja ndriçohet me katër ngjyra

Prej tvteuta11:58, 9 Mars 2016

Kalaja mbi 2 500 vjeçare e qyetit të Ulqinit, për herë të parë do të ndriçohet nga teknologjia më bashkëkohore e ndriçimit Lled. Vlera e këtij projekti është 76 000 euro. Projektin e ndriçimit të mureve të kalasë së Ulqinti e kanë realizuar firma “Ital design” nga Ulqini së bashku me italianin Franko Ferare mjeshtër i fotografisë dhe skenografisë tha për Televizionin Teuta arkitekti nga “Ital Design” Muho Uruçi.

Katër ngjyrat që do të ndriçojne kalanë e gjelbërta, e kaltërta, e bardha dhe e kuqa, do të jenë tërheqëse për syrin e njeriut.

Ndriçimi i kalasë do të fillojë të shtunën e parë të prillit.

Punimet për ndriçimin e kalasë i kryen firma Artek nga Podgorica.

  • 1

    Radio