Sociale Më shumë

Kalaja e Ulqinit një hap më afër UNESCO-s

Prej tvteuta15:37, 30 Janar 2016

Kalaja e Ulqinit do të jetë njëra nga 10 objektet që dë të nominohen për kandidim në organizatën e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e trashigimisë historiko-kulturore, UNESCO. Ky nominim, së bashku me 4 objekte në Itali , 3 në Kroaci, dhe 2 tjerë nga Mali i Zi, do të bëhet në kuadër të projektit të Institutit italian për shkencë dhe inovacion i cili synon ruajtjen e trashigimisë së shtetit të dikurshëm të Venedikut.

Në komisionin e Ministrisë së kulturës, nga Ulqini morën pjesë nënkryetari i Komunës Ardian Mavriq dhe arkitetki Selim Resulbegoviq.

Mavriq për televizionin Teuta tregon se si erdhi deri te ky nominim dhe cilët janë hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë drejt kandidimit të plotë në UNESCO.

Kjo procedurë sidoqoftë kërkon edhe veprime konkrete, në mënyrë që të menjanohen pengesat për kandidim të Kalasë në këtë organizatë.

Mavriq thotë se akoma mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e synimeve drejt kandidimit të plotë.

 Sa i përket mbrojtjes së Kalasë nga ndërtimet e ndryshme të cilët mund të cënojnë trashigiminë kulturore të saj, Mavriq thotë se ekspertët e huaj e kanë thënë disa herë fjalën e vet, se çfarë dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.

Arkitekti Selim Resulbegoviq, antari tjetër i komisionit, për shkak të obligimeve nuk mundi të japë intervistë për televizionin tonë, por në bisedë telefonike tha se nëse arrihet kandidimi i kalasë në Unesco , atëherë kjo dë të jetë një arritje dhe vlerësim i madh për Ulqinin.

 Sa i përket kryetarit të shoqatës Miqtë e kalasë Ismet Karamanaga, hyrja e kalasë në Unesco është vendimtare, por shprehet jo kompetent sa u përket ndërtimeve të ndryshme që mund ta cënojnë këtë kandidaturë.

Megjithë optimizmin se ky nominim mund ta ofrojë Kalanë një hap më afër Unescos, është evidente se kjo rrugë dë të jetë e gjatë dhe e mundimshme, aq më tepër kur si pushteti lokal edhe ai qëndror nuk kanë një strategji të qartë të ruajtjes së saj, çka shpesh çon në devastim i cili është vështirë të riparohet.

Këtë e dëshmojnë më së miri grumbujt e betonit të objektit skandaloz në Kala, dhe atë të ashensorit në muret e saj.

  • 1

    Radio