Kulturë Më shumë

Kadare, laureat i dekoratës më të lartë në Francë

Prej tvteuta11:31, 4 Janar 2016

Ismail Kadare është vlerësuar me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit të Nderit”. Lajmin për marrjen e çmimit nga ana e shkrimtarit të njohur shqiptar e ka dhënë në rrjetet sociale Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Kryediplomati shqiptar e ka cilësuar këtë si një lajm fantastik në këtë fillim viti. Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe njihet si nderimi më i lartë kombëtar në Francë, duke numëruar 93 mijë anëtarë.

  • 1

    Radio