Sociale

Sociale Më shumë

Ka rënë besimi në partitë dhe institucione

Prej tvteuta1 June 2016

Përqindja e qytetareve të Malit të Zi të cilët kanë besim në partitë politike ka rënë në 25 për qind, që shënon një zvogëlim prej 9 për qind në krahasim me anketat e kaluara, tregojmë rezultatet e anketës së fundit të projektit PASOS, për administratë të hapur. Hulumtimet tregojnë se besimi i qytetareve të Ballkanit perëndimorë ka rënë ndaj institucioneve nacionale dhe ndërkombëtare në vitin 2015. Në përgjithësi, sipas anketës, partitë politike kanë rezultuar me rënie më të madhe të besimit ndaj institucioneve vendore, është rezultati i anketimin të tretë vjetor, në kuadër të projektit për qeveri transparente, i cili financohet nga UE për vendet e rajonit, u kumtua nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM) dhe Qendra për monitorim dhe hulumtim (CeMI).