Sociale Më shumë

Ka filluar sezoni i gjuetisë

Prej tvteuta15:27, 2 Shtator 2016

Sezoni i gjuetisë këtë vit ka filluar me datën 28 gusht, tre javë me vonesë pas një marrëveshje që NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave e ka pasur me Organizatën turistike.

Arsyeja e këtij vendimi është se në Ulqin gjatë kësaj periudhe pushon një numër i madh i turistëve të cilët dëshirojnë sigurinë dhe qetësinë. Deri me datën 15 shkurt të vitit të ardhshëm, adhuruesit e sportit të gjuetisë si ato vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të dalim për gjah ditën e diel në terenet të cilat janë të caktuara: nga Ura Mërkotit deri në Shtegvashë, liqeni i Shasit dhe Ada të cilët janë rezervat i përhershëm, Kriporja e cila është nën mbikqyrjen e Parqeve Nacionale, kështu deklaron drejtori Ajet Zaga.

Zaga është optimist sa i përket sezonit të gjuetisë, sepse këtë vit kanë një risi, marrëveshtjen me shoqatën e gjuetarëve nga Lezha, “Lisus”. Në Shqipëri gjatë pesë viteve të ardhëshme gjuetia do të jetë e ndaluar, kështuqë gjuetarët nga Shqipëria dhe më gjërë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë Ulqinin për këtë sport.

Me datën 26 gusht NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave ka organizuar takim me të gjithë gjuetarët  dhe kanë diskutur për problematikat e sezonit të gjuetisë, ku drejtori Zaga ka evidentuar të gjitha problemet dhe në një periudhë sa më të shkurtët do të gjejnë zgjidhjen e tyre. Drejtori Ajet Zaga bën apel tek të gjithë gjuetarët që të pajisen me lejen e gjahut, në të kundërtën do të merren penalizime.

  • 1

    Radio