Aktuale Më shumë

Ka filluar faza e punimeve përgatitore për asfaltimin e bulevardit “Teuta” dhe rrugës “28 Dhjetori”

Prej tvteuta14:44, 13 Dhjetor 2022

Investimi i shumëpritur në asfaltimin e bulevardit “Teuta” ka filluar. Në teren shihet se kanë filluar punimet. Ushtruesi i detyrës i sekretarit të Sekretariatit për Investime në Komunën e Ulqinit, Minir Karamanaga, për Televizionin Teuta tha se ka filluar faza përgatitore e punimeve.

“Përgatitjet për asfaltimin e bulevardit “Teuta” kanë filluar dhe do të përfundojnë brënda kësaj jave. Janë duke u kryer punët rreth nivelizimit, vendosjes së tubacioneve të ndryshme që mos të vihet deri tek prerja e mëvonshme e asfaltit për vendosjen e kabllove të telefonit apo internetit, me këtë jemi duke i paraprirë disa gjërave. Asfaltimi pritet të bëhet javën e ardhshme, si të lejojnë edhe kushtet atmosferike. Ka qënë më së e nevojshme që ky bulevard të asfaltohet pasi që dëshirojmë që në sezonin e ardhshëm turistik qyteti jonë të jetë sa mi përgatitur”, deklaroi Karamanaga.

Punimet në asfaltim e bulevardit “Teuta” do të zgjasin reth 5 ditë dhe do të punohet me faza që mos të vijë deri tek bllokimi i komunikacionit.

Njëkohësisht punimet kanë filluar edhe në rrugën “28 Dhjetori”.

“Poashtu jemi duke bërë edhe asfaltimin e rrugës “28 Dhjetori”, edhe këto punime kanë qënë më se të nevojshme pasi që ky aks rrugorë ka qënë shumë i dëmtuar. Gjithashtu edhe aty jemi duke vendosur tubacione nga skaji në skaj që mos të vijë deri tek perja e asflatit pas përfundimit të punimeve”, shprehet Karamanga

“Buxheti për asfaltimin e bulevardit “Teutadhe rrugës 28 Dhjetori është mbi 400 000 euro”, bëri të ditur Karamanaga.

Këto punime është duke i kryer ndërmarrja “Putevi Bar” nga Tivari.

  • 1

    Radio