Aktuale Më shumë

K.F. “Otrant Olympic”, pa gola në ndeshjen e sotme ndaj K.F “Grbalj”

Prej tvteuta20:05, 28 Shtator 2022

Në stadiumin e Otrant Olimpik , u zhvillua ndeshja e xhiros së 8-të, ndërmjet KF Otrant Olympic dhe KF Grbalj. Ekipi i qytetit tonë kishte raste për shënime , por nuk arritën të realizonin gol.Ndeshja ishte luftarake dhe pati nderhyrje të pa lejuara , të cilat disa edhe u ndëshkuan me kartona të verdhë, gjithsej u ndëshkuan shtatë lojtarë .

Ndeshja përfundoi me rezulltat 0 me 0 .

Të rikujtojmë se klubi i qytetit ka zhvilluar ndeshjen pa trajner , për shkak të dorëheqjes së trajnerit të deritashëm Xhemal Kapllanbegu , nga kryesia e klubit bënë të ditur se shumë shpejtë do të angazhojnë trajner të ri.

Më shumë rreth kësaj, mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”,të premtën në ora 20:30

  • 1

    Radio