Sporti Më shumë

K.F “Ana Malit” udhëton për SHBA

Prej tvteuta22 May 2015

Pas prezantimit në mënyrë dinjitoze të sportit të Komunës së Ulqinit në nivel lokal dhe rajonal dhe sukseseve në Milano të Italisë dhe Zurich të Zvicrës , K.F “Ana Malit” më ftesë të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Ana Malit – New York , nga data 22 maj deri në datën 06 qershor prezanton sportin e Komunës së Ulqinit edhe në SHBA. Më datën 25 maj K.F “Ana Malit” merr pjesë në turnirin i cili organizohet për nder të Piknikut që organizohet nga diaspora shqiptare e Malit të Zi në SHBA. Më datën 30 maj merr pjesë në turnirin mbarëkombëtare të diasporës shqiptare. Nga janari i vitit 2015 K.F “Ana Malit” është i regjistruar dhe vepron në kuadër të Biznis Klub Ana Malit, ku kryetar i Klubit është Enver Demiri. Pas suksesit në fushën e kulturës dhe prezantimit dinjitoz të SH.A.Tradita pranë diasporës sonë në SHBA , urojmë dhe garantojmë përfaqësim dinjitoz të Komunës së Ulqinit edhe në fushën e sportit. Më qëllim bashkëpunimin edhe në fushën e sportit më diasporën shqiptare në SHBA ky aktivitet  u mbështet edhe nga Komuna e Ulqinit. Poashtu më ftesë të BKA si organizatore e ,,Ditës së Diasporës’’ që organizohet për nder të diasporës ftohet Shoqata Amerikane Ana Malit – New York që të sjell në vendlindje ekipin e futbollit dhe shoqërinë kulturore të prezantojë vlerat e sportit dhe kulturës në atdheun e tyre.