Sporti Më shumë

Justin Gaethje ka arritur ta mposhtë Tony Fergusonin pas pesë raundeve të luftuara shumë

Prej tvteuta11:13, 11 Maj 2020

UFC 249 është mbajtur në Veterans Memorial Arena të Floridas, ku janë zhvilluar disa meçe mjaftë interesante, teksa më i miri ishte padyshim ai mes Gaethje dhe Ferguson.

31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë meçin.

Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC.Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.
Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.

Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin.

Amerikani nuk ka frikë nga Khabib dhe këtë e ka thënë menjëherë në intervistën pas triumfit ndaj Ferguson.

“Ju keni vetëm një jetë dhe unë jam duke e jetuar atë si një i çmendur, jam duke e shijuar dhe është e mrekullueshme”.

“Unë mezi pres sfidën ndaj Khabib, të fitojë ose të humbas, nuk mendoj shumë pasi unë do të jap 100% nga vetja”, tha Gaethje pas meçit.

  • 1

    Radio