Sporti

Sporti Më shumë

Joshua ndryshon përsëri trajner, krahu i djathtë i tij një ish-kampion bote

Prej tvteuta16 November 2022

Boksieri britanik, Anthony Joshua, me shumë gjasë do të ndryshojë përsëri trajner. Mediat botërore kanë konfirmuar që trajneri i ri “AJ” do të jetë ish-kampioni i botës në boks, amerikani Roy Jones Jr. Anthony Joshua ishte kampion bote në peshën e rëndë. Por këtë epitet ai e humbi pasi ka pësuar disfatë në dy përballjet e fundit ndaj ukrainasit, Oleksandr Usyk. Gjatë vitit të fundit britaniku ka ndërruar dy trajnerë, fillimisht nga detyra e largoi Robert McCracken e më pas edhe Robert Garsia. Këta dy të fundit nuk i ndihmuan Joshuas për të triumfuar ndaj Usyk.