Jonica në krye të PSP?

Prej tvteuta10:08, 17 Nëntor 2016

Sipas burimeve të gazetës Dnevne  Novine kryetari i Partisë Socialiste Popullore Sërgjan Miliq planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë dhe ti hap vendin Snezhana Jonicës, e cila para zgjedhjeve ishte kundër pjesmarrjes së partisë në koalicionin Çelësi. Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, duket seMiliq nuk mund ta evitojë tërheqjen pasi pakënaqësia e antarsisë është shumë e madhe.

U prit që Miliq do të ndiqte shembullin e ish kryetarit Predrag Bullatoviq, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në referendum, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Jonica është një nga zyrtarët më me influencë në parti dhe koordinatore për Kotorr në zgjedhjet e kaluara, ku pritet që opozita të formojë pushtetin e ardhshëm.

  • 1

    Radio