Aktuale Më shumë

JICA: Mbjellja e 4 mijë pishave në Ulqin, 6 mijë në të gjithë Malin e Zi

Prej tvteuta15:30, 18 Nëntor 2022

Qeveria e Japonisë së bashku me Qeverinë e Malit të Zi po përpiqen të promovojnë menaxhimin e zjarreve dhe zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat natyrore të bazuara në ekosistem.

Njëri nga vendet për zhvillimin e aktiviteteve të Projektit është Plazhi i madh në Ulqin, ku parashihen të mbillen 4 mijë rrënjë pisha, thonë nga Agjencia Japoneze Jica, kurse në të gjithë Malin e Zi 6 mijë fije.
Me datë 18 ditën e premtë në Plazhin Safari u prezantua pjesa e dytë e këtij projekti, ku më pas u bë dhe mbjellja e disa prej fidanëve.

Prezantimit të projektit ia filloi përfaqësuesi i donatorëve Yuta Morikawa:

“Qëllimi i projektit është ndërtimi i sistemit për përcjelljen e zjarreve. Projekti ka nisur në mars të vitit 2021 tani jemi në gjysëm të projektit.

Jica (Xhajka) ka një projekt të tille në Maqedoni kurse synim janë edhe vendet fqinje Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Tema kryesore e takimit sot janë pyjet e bukura në Plazhin e Madh por këto pyje janë të rrezikuara. Shkak i shpyllëzimit , shpesh janë zjarret, erozoni por edhe dora e vetë njeriut, me qëllim të ndërtimit apo vendparkingjeve.”

Morikawa  tha se janë të fokusuar në pyjet bregdetare për shkak të funksionit që kanë ato, duke qenë se janë brojtëse nga erërat e forta, dielli i forte dhe ndalojnë erozionet.

  • 1

    Radio