Aktuale Më shumë

Jepet pauzë në kuvend, priten dakordime të mundshme në mes DF, Demokratëve dhe URA

Prej tvteuta17:04, 19 Gusht 2022

Pas një sërë diskutimesh, kryetarja e Parlamentit Danijella Gjuroviq, me kërrkesë të klubeve të Frontit demokratik dhe Demokratëve, dha pauzë  një orëshe. Sipas burimeve jozyrtare pritet që të zhvillohen bisedime për dakordime të mundshme në mes të Frontit demokratik, Demokratëve dhe URA-s, të cilët do të provojnë të ribashkojnë qendrimet e veta dhe të riformojnë qeverinë së bashku.

Më heret Sllaven Radunoviq, deputet I Frontit demokratik ka kërrkuar pauzë, me qëllim që fituesit e zgjedhjeve të 2020-tës të provojnë të vnë deri të marrëveshtja.

“Ju kërkoj të  jepni pauzë  dhe të lejoni përdorimin e Sallonit të Bardhë, që aty të takohen kryetarët e partive që fituan zgjedhjet. Kush dëshiron të vijë, të shohë nëse në momentin e fundit mund të bëhet një ekip  e cila do të shpëtojë Malin e Zi. Nëse sot, me pretekstin e Marrëveshjes Themelore, dikush do t’i shërbente dëshirave të DPS-së – kjo do të ishte katastrofike. Të bëjmë një marrëveshje, pa shantazh,  ndershëm”, theksoi Radunoviq.

Çdo gjë është në pritje. Pas pauzës do të vazhdohet me diskutimet e shumta që janë paraqitur nga deputetët, kurse sonte pritet edhe votimi.

  • 1

    Radio