Rajoni/Bota Më shumë

Jep dorëheqjen Nancy Pelosi!

Prej tvteuta15:00, 18 Nëntor 2022

Nancy Pelosi do të japë dorëheqjen nga posti e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol. 82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës.
Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit.
Vendimi vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme. Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Ndërsa diferenca e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve është e pakët, mjafton që të pengojë axhendën e Presidentit Joe Biden për dy vitet e ardhshme.

  • 1

    Radio