Sociale

Sociale Më shumë

Jellushiq: Në Mal të Zi ka vetëm simulim të arsimit

Prej tvteuta20 April 2016

Nënkryetarja e Lëvizjes qytetare  URA Bozhena Jellushiq, ka deklaruar se problemi kryesor i arsimit është se ai ekziston vetëm si formë simulimi , edhe pse duhet të jetë  një nga sektorët strategjik të vendit. Ajo tha se rezultatet në fushën e arsimit janë zhgënjyese, ashtu si edhe kushtet në të cilët arsimimi zhvillohet në Mal të Zi, ku një nga problemet është mungesa e investimeve. Rreth 90% e shpenzimeve në arsim shkon në formë të rrogave për të punësuarit, tha në mes tjerash Jellushiq.