Sociale Më shumë

Javën e ardhshme simpoziumi shkencor për Kalanë

Prej tvteuta10:04, 23 Shtator 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, mbajti një konferencë për media nëpërmes së cilës njoftoi opinionin publik për organizimin  e simpoziumit ndërkombëtar shkencor për Kalanë e Ulqinit, i cili do të mbahet prej 30 shtatorit deri me 2 tetor. Ky simpozium i titulluar “Konservimi i qëndrueshëm i kalasë historike” ka për qëllim të shëndrrohet në një katalizator për ndryshimin e mënyrës së trajtimit të monumenteve historike.

Në konferencë ishte prezent edhe Cafo Boga, themelues i Fondacionit kulturor shqiptaro – amerikan dhe organizator i këtij simpoziumi, i cili njoftoi se në sompozium do të marrin pjesë mbi 20 shkencëtar të njohur ndërkombëtar.

  • 1

    Radio