Jasaviq: Zhvillimi i Ulqinit është i rëndësishëm për krejt vendin
Prej tvteuta5 August 2016

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetarja e Qeverisë Azra Jasaviq. Ajo u prit nga Kryetari i Komunës Z. Nazif Cungu dhe bashkepunetoret e tij. Në takim u prekën një sërë temash,veçmas ato që kanë të bëjnë me planet detaje urbanistike dhe thithjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë. Kryetari Cungu theksoi se për projekte madhore komunës së Ulqinit i duhet edhe përkrahja e Qeverisë . Nga ana tjeter nënkryetarja Jasaviq, veçoi potencialet e mëdha që ka Ulqini dhe  mundësinë e valorizimit të pjesëve të ndryshme të cilat veshtirë se mund të bëhen pa përhkrahjen e Qeverise së Malit të Zi. Më pas udheheqësit komunal në shoqerinë dhe të nënkryetares Jasaviq vizituan Kriporen dhe Anën e Malit.