Aktuale Më shumë

Janë gjetur cigaret e vjedhura, arrestohet një punonjës i Drejtorisë doganore

Prej tvteuta09:17, 3 Tetor 2022

Janë gjetur cigaret e vjedhura, ka njoftuar mbrëmë kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq. Ai këtë e ka thënë pas njoftimit të Prokurorisë Speciale se dyshohet se disa zyrtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave e kanë marrë një kamion të mbushur me cigare që kanë qenë të destinuara për shkatërrim në Nikshiq. Vlera e cigareve të vjedhura është rreth një milion euro.

“Nuk ka lojra me shtetin. Iu kthyem goditjen. Mirëpresim reagimin e shpejtë të autoriteteve në vazhdimin e ndalimit të kontrabandës së cigareve ilegale. Ne premtuam dhe e bëmë: luftën kundër krimit pa falje”, tha Abazoviq.

Siç mëson Portali RTMZ, është arrestuar edhe një punonjës i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, i dyshuar si i përfshirë në vjedhjen e këtyre cigareve.

Në mesin e këtij viti është bërë e ditur se Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave ka organizuar ndezjen e një sasie të madhe të cigareve të konfiskuara në fabrikën private “Javorak” në Nikshiq para komisionit të caktuar nga Millosheviq.

  • 1

    Radio