Aktuale Më shumë

Jakshiq Stojanoviq: Jemi duke analizuar përfitimet e rojeve dhe ndihmësve në shkolla

Prej tvteuta13:47, 10 Shkurt 2024

Ministrja Jakshiq Stojanoviq tha se është duke u bërë analiza e zgjidhjes kur bëhet fjalë për rojet e sigurisë në shkolla dhe asistentët në luftën kundër dhunës.

“Konkretisht, me ligj, asistentët nuk kanë të drejtë të kontrollojnë nxënësit dhe më pas pyes veten se cili është roli i tyre dhe çfarë mund të bëjnë përveç kësaj që nuk po bëhet tashmë në shkollë”, tha ajo.

Ajo theksoi se kanë kërkuar raporte nga shërbimet pedagogjike dhe psikologjike se çfarë po bëjnë në luftimin e dhunës në shkolla.

Ajo tha se duhet të ketë një dozë më të madhe ndjeshmërie kur bëhet fjalë për raportimin e incidenteve në shkolla, sepse gjithmonë ka një anë tjetër të historisë dhe kjo mund t’i lëndojë fëmijët.

Ajo tha se do të vendosen kamera shtesë nëpër shkolla.

  • 1

    Radio