Jahjaga nuk do kandidojë për mandatin e dytë
Prej tvteuta4 January 2016

Presidentja aktuale e Kosovës Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar për mediat kosovare se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të shtetit. Jahjaga ka thënë se mandati i saj përfundon me 6 prill dhe se ka akoma shumë punë deri në përmbylljen e tij. Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, ajo tha se është detyrë e Kuvendit të Kosovës të zgjedh personin e duhur dhe se nuk i takon asaj të japë vlerësime nga pozicioni aktual.