Politikë Më shumë

Jahjaga ngre komision “ad-hoc” për demarkacionin me Malin e Zi

Prej tvteuta10:15, 9 Mars 2016

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka finalizuar idenë e nisur muaj më parë, për krijimin e një komisioni “ad-hoc” për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Brenda Presidencës kanë bërë të ditur se, deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmosë emërimin e 3 ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të rishikojnë të gjitha materialet për demarkacionin.

Edhe pse Jahjaga po e formon këtë komision në fund të mandatit të saj, ai përkrahet edhe nga Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka konfirmuar se do t’i japë mbështetjen punës së rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

  • 1

    Radio