Ekonomi Më shumë

Ivanoviq: 8% të punësuar në sektorin e bujqësisë

Prej tvteuta22:22, 26 Mars 2016

Në Mal të Zi në aktivitete bujqësore në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 17.500 të punësuar, apo tetë për qind e punës totale të përfshirë, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Petar Ivanoviq.

Ai vuri në dukje se, sipas anketimit numri i të punësuarve në bujqësi në tremujorin e katërt të vitit të kaluar është rritur për gjashtë mijë ose 52.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ndërsa krahasuar me vitin 2013 është rritur me 10.100 njerëz ose 136.5 për qind.

“Paga mesatare bruto në sektorin e bujqësisë në janar arriti në 914 euro dhe është rritur 25.2 për qind në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, kurse të ardhurat neto janë 623 euro apo 25.1 për qind më të larta në krahasim me të njëjtin muaj të viti të kaluar”, ka thënë Ivanoviq.

  • 1

    Radio