Italia qendrore goditet nga tre tërmete
Prej tvteuta27 October 2016
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/10/itali99-110x96.jpg)
2 muaj pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 300 viktima në Italinë qëndrore, tre tonditje të forta goditën të merkurën sërish qendrën e vendit.Epiqendra këtë herë nuk ishte Amatrice, por Valnerina, jo shumë larg vendit ku u shënua katastrofa e 24 Gushtit.Të paktën dy persona mësohet se janë lënduar, por pa rrezik për jetën. Lëkundjet rreth orës 19:00 ishin me një manjitudë 5.4, më pas rreth orës 21:00 u shënuan edhe më të fortat prej 5.9 ballë, ndërsa 2 orë më pas një tjetër tërmet rreth 4.6 ballë.Situata është përshkruar si apokaliptike nga autoritetet lokale. Shtëpi të shembura plotësisht, qyteti ynë ka marrë fund tha Kryebashkiaku i Visso-s, Giuliano Rinaldi.Megjithatë fatmirësisht nuk ka viktima, pasi banorët kishin dalë të gjithë jashtë pas tërmetit të parë.Lëkundjet e tokës që goditën edhe Umbrian, u ndjenë nga zona e Toskanës në Bologna, ndërsa në Ascoli u ndërpre energjia elektrike.