Sociale Më shumë

Ismail Kadare, kandidati i dytë për “Nobel” në letërsi

Prej tvteuta13:45, 12 Tetor 2016

Të gjithë adhuruesit e letërsisë të enjten do të presin me padurim lajmin nga Stokholmi se kush do e marrë çmimin Nobel për Letërsi. Si çdo vit edhe sivjet përmendet shkrimtari amerikan Philip Roth, i cili prej vitesh injorohet nga Akademia Suedeze.Kandidati i parë është Milan Kundera. Me romanet e tij «Shakaja», «Lehtësia e padurueshme e të qenmit» dhe të tjerë ky autor çek ka krijuar një vepër me romane me shume vlere. Kandidati i dytë që meriton Nobelin për Letërsi, sipas Ebel , është Ismail Kadare.«

Shkrimtari  më i madh i Shqipërisë ka kaluar nëpër përvoja edhe më intensive me sundimin totalitar: ai jetoi nën diktatorin Enver Hoxha, i cili herë e përkrahu,sepse në romanin e tij «Dimri i madh» u shfaq si figurë historike.Që librat e tij të botoheshin Kadare i vendosi ato shpeshherë në një të kaluar përrallore osmane. Në mënyrë të saktë psikologjike dhe me imazhe të fuqishme romanet e Kadaresë e transportojnë realitetin absurd në surrealizëm dhe mit.Përndryshe në hapësirën gjermanofolëse atë dikur e pati bërë të njohur shtëpia botuese Amman Verlag e Zürichut», nënvizon Ebel, i cili në Zvicër, Gjermani dhe Austri konsiderohet si njëri prej kritikëve më të njohur letrarë.

  • 1

    Radio