Rajoni/Bota Më shumë

Ish-polici vrau 34 persona në një kopsht fëmijësh në Tajlandë

Prej tvteuta18:33, 7 Tetor 2022

Një ish-polic, ka qëlluar djenë masë në një kopsht fëmijësh në Tajlandë dhe ka vrarë 34 persona. Më pas, siç raportuan mediat lokale, sulmuesi i armatosur kreu vetëvrasje. Në mesin e viktimave janë 22 fëmijë, ka thënë policia në njoftim. Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme. Dy vjet më parë, një ushtar i zemëruar, për shkak të një kontesti rreth një marrëveshjeje pronësie, në katër lokacione vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 duke qëlluar armë zjarri.

  • 1

    Radio