Isat Dragovoja : 80% më shumë mysafir në Rivierën e Ulqinit
Prej tvteuta19 June 2015
Drejtori i shitjes në “Rivierën e Ulqinit “ Isat Dragovoja deklaroi televizionit Teuta, se aktualisht në objektet e kësaj Ndërmarrje, janë duke pushuar 80% më shumë mysafir se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore. “Nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, në objektet tona janë duke pushuar 80% më shumë mysafir se vitin e kaluar në të njëjtën kohë. Jemi të kënaqur me fillimin e sezonit, nëse bëjmë një analizë nga fillimi i vitit del që këtë vit kemi rritje të numrit të mysafirëve për 20% , që do të thotë mund të jemi të kënaqur”-u shpreh Dragovoja. “Numri më i madh i mysafirëve që janë duke pushuar tek ne janë nga turist të huaj, paraprijnë mysafir nga Çekia, Gjermania, por kemi edhe nga Serbia, Kosova dhe grupe sportive nga Shqipëria dhe Maqedonia “deklaroi shefi i shitjes Isat Dragovoja.