IQ i bashkohet PD-së dhe Hajdinagës
Prej tvteuta5 September 2016
Iniciativa Qytetare nga Tuzi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ti bashkohet Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës, dhe kryesuesit të listës Gëzim Hajdinagës. Marrëveshja u arrit në Tuz , në takimin në të cilin përveç Gjekës dhe Hajdinagës morën pjesë edhe kryetari i Iniciativës Qytetare Smail Çunmulaj dhe ish deputeti i saj Vasel Sinishtaj. Nga këto subjekte thonë se në ditët e ardhshme presin që edhe subjekte tjerë t’i bashkëngjiten këtij koalicioni.