IPARD fondet për bujqësi

Prej tvteuta12:12, 7 Dhjetor 2014

Prodhuesit bujqësorë nga dita e sotme mund të fillojnë aplikimet për ndihmën  e pakthyeshme për investime në bujqësi e cila do të kap shumën totale prej 4,1 milion euro nëpërmes projektit IPARD. Sipas Ministrisë së bujqësise, 50 përqind e mjeteve do të dedikohet për zhvillimin e blegtorisë, 40 përqind për bletari, kurse 10 përqind për zhvillimin e akuakulturës. Investimi minimal që do të përkrahet është 10 mije euro kurse ai maksimal është 100 mijë euro. Projekti IPARD është vazhdimi I projekteve MIDAS, kështuqë  edhe aplikimet janë të ngjashme.

  • 1

    Radio