Investitorët e Aqua parkut takohen me udhëheqësit komunal
Prej tvteuta29 April 2016

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij mbajtën takimin e rradhës me investitorët turq të interesuar për ndërtimin e Aqua parkut në Shtojin e epërm. Komuna në ndërkohë ka kërkuar nga Agjencia e aviacionit që të vërtetojë pozicionin e investimit në fjalë, pasi siç dihet Aqua parku do të jetë në një largësi 470 metra nga aeroporti sportivë i cili parashihet në këtë pjesë të qytetit. Në ndërkohë sipas Agjencisë objekti mund të planifikohet në lokalitetin e propozuar me kusht që lartësia e tij në park të parashihet me kushtet përkatëse të Agjencisë. Me këtë shkohet drejtë përmbushjes së të gjitha kushteve dhe i hapet rruga fillimit të këtij investimi.