Sociale Më shumë

Investimi në ujësjellës-kanalizime: Nënshkruhet marrëveshja me “Hydrophil”

Prej tvteuta15:51, 3 Gusht 2016

Sot në Komunën e Ulqinit, u nënshkrua marrëveshja në mes kompanisë austriake “Hydrophil” , kompanisë shtetërore Vodacom dhe Komunës së Ulqinit, për fillimin e fazës së parë të investimit me vlerë 20 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës Nazif Cungu, drejtori i Vodacom Boris Vukoviq, dhe përfaqësuesi i kompanisë austriake Gerald Eder. Me përfundimin  e procedurës së tenderimit  dhe nenshkrimit të marëveshtjes  me vlerë 1.5 milion Euro krijohen kushtet e domosdoshme  per vazhdimin e aktiviteteve  per avancimin e  furnizimit  me ujë  dhe ifrastrukturës  se kanalizimit  ne Komunën e Ulqinit.

Kjo fazë parasheh përpilimin e dokumentacionit për vetë projektin, i cili planifikohet të zgjasë më pak se një vit, pas të cilit do të fillojë shpallja e prokurimeve publike kurse punimet e para parashikohet të fillojnë nga fundi i vitit 2017. Kryetari i Komunës Nazif Cungu, tha për televizioin Teuta se ky është investim vital për qytetin , pa të cilin zhvillimi i turizmit nuk mund as të mendohet dhe implementimi i të cilit do të zgjasë disa vite.

  • 1

    Radio