Investimi në ujësjellës dhe kanalizim: Hapa të shpejtë drejt realizimit
Prej tvteuta4 April 2016

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajt një takim në mes zyrtarëve të Komunës, ndërmarrjes Ujësjellës – Kanalizime dhe kompanisë shtetërore Vodacom, me qëllim koordinimin e hapave të metejshëm dhe kapërcimin e pengesave për realizimin e këtij investimi madhor. Drejtori i Vodacom Boris Vukoviq tha për televizionin Teuta se këtë 10 ditët e fundit janë intensifikuar dukshëm aktivitetet me qëllim përmbushjen e detyrimeve për tërheqjen e këtij investimi, për çka ai falenderoi kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe bashkëpuntorët e tij. Ky i fundit tha se arritja e këtij investimi kërkon angazhim të strukturave të Komunës por sidomos ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime, e cila duhet të përmbush kushtet e nevojshme që ky investim të bëhet realitet sa më shpejt.