INVESTIME NË RRJETIN E KANALIZIMIT
Prej tvteuta6 June 2015
Kryetari I Kuvendit të Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti, ka deklaruar për TV Teuta se një ditë më pare Qeveria e Malit të Zi ka miratuar lnvestimin me vlerë 5 milionë euro në rrjetin e kanalizimit Kodra-Totosh-Mali i Bardhë-Braticë. Ky projekt financohet nga nga kredia e Bankës Europiane për Zhvillim. Sipas kryeparlamentarit Haxhibeti, ky është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm për infrastrukturën e Ulqinit, punimet në të cilin pritet të fillojnë në muajin shtator.