Invazioni i mushkonjave: Komuna fillon spërkatjen

Prej tvteuta15:40, 30 Qershor 2016

Javët e fundit në komunën e Ulqinit janë karakterizuar me invazion të mushkonjave të cilat përveç bezdisë  janë edhe të rrezikshme për shëndetin. Komuna e Ulqinit mori edhe hapat e para konkrete për zbutjen e kësaj problematike duke bërë stërpikjen e parë javën që kaloi. Sekretari për veprimtari komunale Mustafë Gorana deklaroi për televizioin Teuta se me trajtimin  e parë janë pjesërisht të kënaqur dhe se situata në terren  është më e mire, por shpresojnë që trajtimi i dytë të jetë edhe më efikas.

Ai njëherit u bëri thirrje bletarëve që me datën 1 korrik ditën e premte duke filluar nga ora 21:30 ti kenë kujdes bletët dhe ti mbrojnë nga helmi që mund të jetë i rrezikshëm për to. Spërkatja e mushkonjave në mënyre që të jetë sa më efikase duhet bërë në fillim të muajit prill kurë edhe formohen larvat  ,por komuna për këtë nuk ka pasur mundësi,  prandaj edhe kemi një situate të papëlqyeshme në terren që kërkon disa trajtime të njëpasnjëshme, tha në mes tjerash sekretari Gorana.

Spërkatja  është bërë me preparatin DELTAMETRIN që përdoret edhe në Unionin Evropian. Shpresojmë se situate do të jetë nën kontroll thot sekretari  Musafa duke shtuar që mvarësisht nga nevoja do të intervenohet.

 

  • 1

    Radio