Aktuale Më shumë

Integrimet evropiane synim, por edhe proces reformues i Kosovës

Prej tvteuta10:14, 11 Nëntor 2015

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim eurodeputeten, Ulrike Lunacek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ministri Kuçi gjatë diskutimit me Lunacek, është fokusuar kryesisht në integrimin evropian të Kosovës si dhe kanë diskutuar për nevojën e liberalizimit të vizave. Ministri Kuçi theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Republikës së Kosovës.

  • 1

    Radio