Aktuale Më shumë

Institucionet duhet të fitojnë besimin e opinionit të gjerë

Prej tvteuta10:13, 9 Prill 2016

Obligimet e institucioneve veçanërisht të atyre që merren me luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit është që të fitojnë besimin e qytetarëve në punën e tyre dhe t’i informojnë, porositën në konferencë “Transparenca e prokurorisë në mes të procedurës sekrete dhe të drejtës së opinionit në informim”.

Konferencën e kanë organizuar Qendra për tranzicion demokratik dhe Prokuroria supreme shtetërore në bashkëpunim me OSBE-në. Ambasadorja e shteteve të Bashkuara Margaret  En Uehara,  ka porositur që Shtetet e Bashkuara, janë partner i Malit të Zi, në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe proceset integruese.

Prokurori kryesor  i shtetit,  Ivica Stankoviq,  deklaroi se në mes të procedurës sekrete dhe të drejtës së informimit të opinionit ekziston komunikimi në mes të prokurorisë dhe mediave. Këto principe janë njëri tjetrit kufizim dhe garancë i baraspeshës së marrëdhënieve në mes të prokurorisë dhe mediave, deklaroi Stankoviq.

  • 1

    Radio