Aktuale Më shumë

Inspeksioni i Punës paralajmëron punëdhënësit: Gjobat 500-5000 euro nëse shkelin të drejtat e punëtorëve

Prej tvteuta18:38, 13 Nëntor 2021

Inspeksioni i Punës do të ketë një rol të veçantë në zbatimin e projektit Evropa Tani, i cili parashikon që punëdhënësi të rrisë pagën neto të punonjësve me të njëjtën masë e cila do të reduktohet nga detyrimet e tyre.  Keqpërdorimet e punëdhënësve në këtë drejtim do të rezultojnë me procedurë administrative nga Inspeksioni i Punës me qëllim eliminimin e parregullsisë. Nëse punëdhënësi nuk vepron sipas udhëzimeve, atëherë do të përballet me gjoba monetare ”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksioneve. Gjobat do të jenë nga 500 deri në 5000 dhe do të rriten sa herë që punëdhënësi shkel vendimin, , në pajtim me Ligjin për Inspektim. “Problem i madh është se punonjësit vazhdojnë të raportojnë për parregullsi  vetëm kur u mbaron angazhimi, pra kur nuk ka bazë për të vepruar Inspeksioni i Punës, prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që mendojnë se të drejtat e tyre të punës janë shkelur, që të paktën në mënyrë anonime të paraqesin ankesë me kohë për të elimiuar parregullsitë dhe për të ndikuar te punëdhënësi që të zyrtarizojë siç duhet marrëdhënien e punës”, thuhet në deklaratë. Për këtë ekziston edhe numër telefoni pa pagesë, në të cilin të punësuarit mund të ankohen. 080555555.

  • 1

    Radio