Infrastruktura e IT-së e qeverisë së Malit të Zi është në shënjestër të sulmeve kibernetike

Prej tvteuta09:17, 23 Gusht 2022

Infrastruktura e IT-së e qeverisë së Malit të Zi është në shënjestër të sulmeve kibernetike, dhe ekspertët e Ministrisë së Administratës Publike po punojnë për të përcaktuar dëmin, njoftoi qeveria. “Të dhënat paraprake tregojnë se fjala është për sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur në Mal të Zi deri më tani, dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa sulmeve të ndryshme në internet”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu bëhet me dije se portali zyrtar i qeverisë ka qenë i mbyllur përkohësisht,me qellim të mbrojtjes në mënyrë adekuate nga sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës qeveritare.

  • 1

    Radio