Aktuale Më shumë

Inflacioni vjetor pothuajse 17%

Prej tvteuta09:24, 16 Nëntor 2022

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin tetor, krahasuar me shtatorin, kanë qenë mesatarisht 1.4 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat-it. Në tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 16.8 për qind më të larta.
Në periudhën janar-tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 12.2 për qind më të larta. Vëzhguar nga grupet kryesore të produkteve dhe shërbimeve sipas qëllimit të konsumit, në tetor, krahasuar me muajin paraardhës, rritje është shënuar në grupet e veshjeve dhe këpucëve, 7,3 për qind, mallra dhe shërbime të tjera 3,8 për qind, arsimi 3,1 për qind, mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinë të apartamenteve 2,6 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike 1,8 e kështu me radhë.
Rënie e çmimeve është shënuar në grupet e restoranteve dhe hoteleve 4.7 për qind dhe në rekreacion dhe kulturë 0.3 për qind.

  • 1

    Radio