Sociale Më shumë

Infektim masiv i nxënësve gjatë udhëtimit në Zhabljak. Shkolla mohon akuzat

Prej tvteuta18:36, 8 Shkurt 2021

Ditët e fundit në Ulqin është vërejtur rritje e numrit të rasteve me virusin korona. Shkaktar i kësaj duket se është qëndrimi i organizuar treditor i nxënësve të shkollës së mesme “Vëllazërim Bashkimi” në Zhabljak, pas të cilit një numër i tyre kanë dalë pozitiv me sëmundje. Këtë e konfrmuar për media edhe drejtori i kësaj shkolle, Hysejn Katana, sipas të cilit deri tani rreth 20 nxënës kanë rezultuar pozitiv, kurse 130 janë në vetëizolim pas shfaqjes së rasteve të para. Katana tha se ai ka pyetur për mendim ministrinë e arsimit lidhur me këtë organizim, të cilët janë përgjigjur se udhëtimet nuk janë të ndaluara por se nuk sugjerojnë organizime të tilla. Ai shtoi se nuk e ka aprovuar organizimin, por i njëjti është realizuar privatisht, për çka ai thotë se nuk ka pasur ndikim. Mësohet se në udhëtim kanë qenë prezent edhe disa mësimdhënës të edukimit fizik, për të cilët Katana thotë se e ka dhënë vetë lejen në mënyrë që të ketë njëfarë kontrolli. Tani për disa problem mbetet edhe organizimi i mësimit, pasi një pjesë e nxënësve ndiqnin mësimin e rregullt. Njëri nga mësimdhënësit që udhëtoi me nxënësit, Kadri Sinani, në bisedë telefonike për TV Teuta konfirmoi deklaratat e drejtorit Katana, duke shtuar se udhëtimi u organizua  me inciativë të nxënësve nëpërmjet agjencisë dhe se udhëtime të këtilla në kuadër të shkollës së skijimit u organizuan edhe vitet e kalauara. Në Shtëpinë e Shëndetit këto ditë ka pasur numër të lartë të personave për tu testuar nga ky virus, dhe zyrtarët shëndetësor friksohen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi nxënësit disa ditë kanë lëvizur të infektuar, duke marrë pjesë edhe në mësim. Në këtë rast është evidente përveç shkollës, e cila ka dështuar në parandalimin e ngjarjes, një pjesë të madhe të përgjegjësisë kanë edhe prindërit që kanë lejuar një organizim të tillë, duke e ditur situatën epidemiologjike në vend dhe pasojat që ky skenar mund të ketë për shëndetin publik.

  • 1

    Radio