Sociale Më shumë

Inagurohet “Pirati”, restoranti më i ri në qytetin e Ulqinit

Prej tvteuta10:51, 26 Gusht 2016

Mbrëmë në hapësirat e kalasë së Ulqinit u bë inagurimi i restarantit më të ri në qytetin e Ulqinit, restorant “Pirati”. Një restorant i një klasi të lartë që i kishte munguar qytetit tonë. I punuar dhe i dekoruar  me një shije të hollë ”Pirati”, do të ofrojë shërbim cilësor, gatime të rralla, verërat më të njohura në botë, qetësi, e muzikë të përzgjedhur,ku shpesh herë ajo do të jetë edhe live nga instrumentistët e muzikantët më të mirë, për të ruajtur formatin e ideuar, të një restoranti prestigjoz. Një tjetër tipar dallues i këtij restoranti është edhe vinoteka, për të gjithë të apasionuarit pas verës,tek Pirati mund të provoni të gjitha shijet e saj. Në inagurimin  e tij ishin të pranishëm, nga njerëzit e thjeshtë e deri tek  përsonalitet më të njohur të Ulqinit e jo vëtëm. Pronari i këtij restoranti Cani Karamanga u shpreh për televizionin Teuta se ky restorant do të ofrojë një shërbim maksimal, në të gjithë sektorët e tij. Mes shkrirjes së pamjes së detit,klasit të restorantit e kalasë mijëra vjecare ,”Pirati”do të bëhet stacionimi juaj i përhershëm.

  • 1

    Radio