Aktuale Më shumë

Idriz Demiroviq, njeriu i mençur në zaman të vështirë

Prej tvteuta20:55, 7 Shtator 2022

Mr.Idriz Demiroviq, njeriu i mençur në zaman të vështirë

Autor I tekstit: Bozhidar Proroçiq, shkrimtar dhe publicist

Idriz Demiroviq, ka lindur më 14. 03. 1947 në Kravar, Ulqin. Shkollën fillore e përfundoi në Katërkollë, ndërsa medresenë në Prishtinë, ku edhe diplomoi në Fakultetin filozofik, në drejtimin e orientalistikës. Studimet postdiplomatike I ka vijuar në Qëndrën interuniverzitare në Dubrovnik, në degën për historinë  e kulturës së Adriatikut dhe magjistroi në Zagreb. Në vitin 1969 është emëruar për imam në Dobre Vode, ku ka shërbyer deri në tranferimin e tij për imam në Xhaminë e Omerbashiqëve në Tivarin e vjetër, ku ishte edhe si referent fetaro-arsimor I këtij Këshilli të Bashkësisë islame. Në mbledhjen e Kuvendit suprem të Bashkësisë islame në RSFJ, të mbajtur me 24 maj 1976, është zgjedhur për Kryetar të Këshillit të pleqësisë (term që përdorej asokohe, ekuivalent me Meshihatin e sotëm) të Bashkësisë islame në Mal të Zi, me mandat të papërcaktuar. Nga viti 1988 e deri në vitin 1992, ishte kryetar I Kuvendit suprem të Bashkësisë islame në RSFJ. Gjatë kohës së kryesimit të tij me Kuvendin suprem, saktësisht në vitin 1990, ky organ, si organi më I lartë legjislativ I Bashkësisë islame të atëhershme, ka miratuar Kushtetutën e re të Bashkësisë islame në RSFJ, me të cilën, përveç tjerash, kryetarëve të meshihateve u kufizohet mandati në katër vjet, me mundësi të rizgjedhjes edhe një herë. Është pensionuar nga vendi I reisit të Bashkësisë islame në Republikën e Malit të Zi, në shtator të vitit 2003. Është autor I veprës “Sufare” në gjuhën boshnjake dhe shqipe, si dhe të shumë punimeve të tjera shkencore të publikuara në revistat vendase dhe të huaja.

Idriz Demiroviq, ishte anëtar I nderuar I Kuvendit Suprem të Bashkësisë islame në Jugosllavi dhe Kryetar I Këshillit të pleqësisë republikane të Bashkësisë islame me seli në Podgoricë, kur filluan të shpërthejnë qëllimet e këqia të nacionalistëve, me pasoja të rënda të viteve të 90-ta.  Duke I parandier hijet e zeza të luftës, ky njeri I mençur, ka lutur dhe ka tërhequr vërejtjen se “Nuk mund të ketë gjakderdhje vëllazërore e të mos jetë e pandershme”…mbetet e shkruar kumtesa e tij antologjike e shpresës dhe shpëtimit, e publikuar me 02.02.1990 në Titograd, ku thotë: ,, Besimtarë të nderuar! Ky është një moment I vështirë. Po derdhet gjak vëllazëror në atdheun tonë. Po shkëputen fijet kryesore të cilat na lidhin. Këto janë pamje të frikës së fëmijëve që I privon nga gëzimet e tyre pranë gjirit familjarë. Kjo që po ndodh sot është në kundërshtim me misionin e ngritur të njeriut të cilin ia përcaktoi Zoti. Ai krijoi njeriun si krijesën më të ngritur dhe I dha në disponim çdo gjë që është në qiell dhe në tokë.  Ia dhuroi mendjen. Ia bëri të paprekshme jetën e tij, nderin, shtëpinë, pasurinë. I ndaloi mbjelljen e hutisë, gjakëderdhjen, shkatërrimin e njeriut – kësaj krijese të Zotit, siç tha Muhamedi a.s.: “ Ky njeri është krijesë e Zotit. I mallkuar qoftë ai që e rrënon këtë krijesë”. Këto principe dhe mesazhe të ngritura, të drejtuara njerëzve, janë sa fetare, aq edhe njerëzore dhe gjithëcivilizuese. Ato I këmi trashëguar dhe zhvilluar në shtëpitë tona, në traditën e ndritshme të popullit I cili çdoherë ka ditur të vlerësojë nderin dhe dinjitetin e vet dhe të huajin. Vëllezër të dashur, në kohërat tona nuk mund të ketë paqe nëse nuk ka nderë. Nuk mund të ketë gjakderdhje vëllazërore e të mos jetë e pandershme. Nuk ka asnjë në mesin tonë, në atdheun tonë, I cili në momentin e tashëm nuk do të kishte diçka të rëndësishme për të thënë: Mbani mend, të gjitha rrugët e fatit tonë të ardhshëm, sado që të jenë të ndryshme, bashkohen në një – të respektohemi dhe të vlerësohemi si njerëz. Paqja dhe lumturia janë të pandara. Nëse I dëshirojmë për vete, duhet ti dëshirojmë edhe për të gjithë ata të cilët besimin e vet e shprehin ndryshe, si dhe për ata të cilët kanë një pamje ndryshe ndaj botës. Nëse I kërkojmë vetëm për vete, as paqja as lumturija nuk do të na jepen kurrë. Le t’ua japim vëllezërve tanë sot, që të na kthehen menjëherë. Në këto momente është e nevojshme që ti kthehemi mendjes dhe vëllazërisht ti shtrijmë dorën njëri tjetrit në Kosovë dhe në mbarë atdheun tonë. Ti shmangim konfliktet vëllazërore, sepse me to çdoherë pëson edhe besimtari edhe njeriu. Në vend të tyre, le të krijojmë kushte dhe të kuptohemi në mes vetes, me qëllim që të bashkuar, në harmoni dhe respekt të ndërsjelltë, të ndërtojmë një jetë më të lumtur, njëjtë të lumtur dhe të drejtë për të gjithë, edhe në Kosovë edhe në vend. Vëllezër! Kujtoni këtë mesazh Kur’anorë: “Besimtarë, rëndituni të gjithë në anën e paqes!” (DACG, 411, k. 43,)

Rrugëtimi i Idriz ef. Demiroviqit është para të gjithash udha e njeriut dhe besimtarit. Ai përgjatë gjashtë dekadave të shërbimit të gjatë, ishte dhe mbeti zëri I mençurisë, kuptimit, shpresës, shpëtimit, respektit, pajtimit dhe ruajtjes, jo vetëm të muslimanëve në Mal të Zi, por edhe të të gjitha konfesioneve tjera në kohërat kur ishtë më së vështiri dhe  kur shpesh në të gjitha këto ishte I vetëm. Edhe pse isha shumë I ri kur Idriz ef. Demiroviq ka përbërë figurën kryesore të Bashkësisë islame në Mal të Zi, shumë mirë I kam mbajtur mënd shumë qëndrime të tij, mesazhe pajtimi dhe faljeje në principe të nderit dhe empatisë njerëzore. Nëse do ta vendosja në kontekstin e filozofëve islam, atëherë do të thoja: “Zoti I dha njeriut lirinë e dëshirës, me çka e rriti  rëndësinë e veprave të tij në raport me të gjitha qënjet tjera. Vepra e bërë me dëshirën e lirë është më e vlefshme se vetë ajo vepër e realizuar pa vetëdije ose e inicuar me ligjin e natyrës.” Botërat njerëzore krijohen nga momenti kur njeriu fillon rrugëtimin e tij në ngritje dhe fillon të realizojë vlerat të cilat janë të mshefura brenda qenjës së tij, e të cilat brenda vetes kanë një vijë të fortë  shpirtërore e cila I udhëheq përgjatë tërë jetës.

Fillimi I luftërave të cilat kanë shpërthyer në hapësirat YU në vitin 1991, kanë shkaktuar pasoja të rënda në jetën e të gjithëve, e posaçërisht në jetën e përditshme të popujve pakicë dhe bashkësive nacionale. E keqja kulminoi duke shkaktuar të pabërat, nga spastrimi etnik, gjenocidi, shpërngulje të detyruara, përdhunim dhe diskriminim, deri në shkatërrimin sistematik të trashëgimisë fetare dhe kulturore, duke i çuar në humnerë dhe shkatërrim.  Gjenocidi në Srebrenicë, deportimi I Boshnjakëve nga Herceg Novi më 1992, krimi në Shtrpce, krimi në Kallugjerski llaz,  janë të gjitha që Idriz ef. Demiroviqi I ka përjetuar. Sado që këto ishin dhe mbeten periudha të vështira dhe plagë të pashërueshme, zëri I tij dedikuar paqes çdoherë është dëgjuar me të njëjtin dinjitet, zë I cili jepte shpresë. Nuk ka lejuar që integriteti I tij njerëzor dhe padyshim ai fetar, të cënohej nga politika apo ndikimi I kujtdo. Se sa e kishtë të vështirë të gjitha ato vite, ai din më së miri, asnjëherë nuk është ankuar por me krejt qenjen dhe mendjen ka ndikuar që me durim të ruhet mendja dhe shpresa për jetesë në Mal të Zi. Shumica ishin tërhequr, por jo edhe ai.              Nëse Zoti I ka të zgjedhur përfaqësuesit e vetë në tokë, atëherë Idriz ef. Demiroviqi është njëri nga ata.

Si një intelektual I lartë, autoritet shpirtërorë dhe personalitet I jashtëzakonshëm, me angazhimin e vetë ka kontribuar që myslimanët me forcat e veta të vendosen në mbrojtje të vetvetes, bashkësisë së vetë dhe vendeve të tyre të shenjta, kurse secili individ, e në veçanti intelektualët, të zënë vendin e përshtatshëm në luftën “gandiane” për mbijetesë dhe status më të mire për Bashkësinë islame në Mal të Zi. Shpreh respekt të thellë ndaj aktit të tij të lartë intelektual I cili I ka tejkaluar të gjitha relacionet njerëzore në periudhën e kohërave të vështira. Nuk ishte e lehtë të ndërtosh dhe (ruash) Bashkësinë islame në kryqëzime shekujsh, civilizimesh, shprehive, zakoneve, traditave dhe historive, duke e shkrirë atë në idealin e mirësisë dhe moralit me mençuri dhe urtësi. Idriz ef. Demiroviqi preferonte më shumë të ndërtojë ura se sa fortifikime, kurse fjala e tij ishte më e forte se cilado fortesë.  Eho e tij është dëgjuar, jo vetëm në mbarë Malin e Zi, por edhe në rajon. Me kontributin dhe punën e tij të palodhshme, Idriz ef. Demiroviq, ka arritur që Bashkësinë islame ta orientojë dhe të veprojë në disa fusha, duke krijuar kështu një rreth të gjerë të vlerave islame të cilat përfaqësojnë themelet e bashkëjetesës në Mal të Zi.

Në veçanti duhet theksuar se Idriz ef. Demiroviq, në mbledhjen e Kuvendit Suprem të Bashkësisë islame në RSFJ (14 maj 1976) u zgjodh për kryetar të Këshillit të Pleqësisë të Bashkësisë islame në Mal të Zi, dhe në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1994, gjegjësisht deri te miratimi I Kushtetutës së Bashkësisë islame në Mal të Zi. Me shpërndarjen tragjike të bashkësisë shtetërore të deriatëhershme, Jugosllavisë, Kuvendi I Bashkësisë Islame në Mal të Zi, me 16 tetor 1994, ka miratuar Kushtetutën e Bashkësisë islame, me të cilën është vërrtetuar kontinuiteti I Bashkësisë islame të Malit të Zi, duke e mbajtur unitetin shpirtërorë me vepruesit e bashkësisë shtetërore, por edhe trashëgiminë e vet, e cila është përcaktuar me Kushtetutën e Principatës së Malit të Zi nga viti 1905.

Me Kushtetutën e vitit 1994 Bashkësia islame e Malit të Zi detyrat ia beson organeve të veta, institucioneve dhe nëpunësve. Bashkësia islame është autonome në punën e vet dhe në mënyrë të pavarur udhëheq dhe rregullon punët e veta në harmonizim me interesat islame dhe  pjesëtarëve të tij ( Neni 2 i Kushtetutës). Për Reisin e parë të Bashkësisë islame është zgjedhur Idriz ef. Demiroviq. Kontributi I tij deri në vitin 2003 posaçërisht vërehet në rindërtimin e objekteve fetare (xhamive) si dhe forcimin e Bashkësisë islame me kuadro të reja me të cilët ka inicuar dhe realizuar idenë që në Mal të Zi të ndërtohet Medreseja. Gurthemeli për Institucionin arsimorë “Mehmed Fatih” në Milesh, është vendosur me 21 maj të vitit 2000.

Gjatë shërbimit të tij aktiv fetar, Idriz ef. Demiroviq, ishte inicues i pajtimeve në Mal të Zi. Ka kontribuar që Bashkësia islame në Mal të Zi të jetë vend I ndërtimit të besueshmërisë, çiltërsisë, pranimit të tjetrit, ndërtimit të ambientit pozitiv në të cilin të gjithë njerëzit janë vëllezër e motra nga Zoti. Gjerësia e tij kosmopolite ka bërë që ai edhe sot të jetë një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore në Mal të Zi. Jeta e tij e deritashme e bën atë që të jetë fytyrë e ndritur në shumë (kohëra) dhe vitë të vështira. Ai nuk është vetëm person fetar, por intelektual dhe filozof, potenciali I të cilit ka tejkaluar shumë pëngesa dhe konflikte që valë valë e kanë përshkuar shtetin tonë në fund të shekullit të kaluar. U ka rezistuar me atë që e shkëlqen personalitetin e tij, e ato janë urtësia, durimi dhe fjala e bukur. Mu sikur  I ngrituri I  mendimit oriental, Reis Demiroviqi, nuk ka ndërhyrë në kurthet politike. Bashkësinë islame në Mal të Zi e ka ndërtuar si bedem të fortë në kohën e islamofobisë, duke goditur pikërisht themelet dhe duke treguar përmes shembullit të vetë dimenzionin e islamit evropian. Egzistojnë punonjës të tillë fetar dhe njerëz të guximshëm në kohërat e vështira, të cilëve Mali i Zi dhe shoqëria jonë bashkëkohore, si dhe bashkësia në të cilën jetojnë, punojnë dhe veprojnë, nuk mund tu shpërblehet kurrë. Nëse nuk mund tu shpërblehemi, nuk guxojmë ti harrojmë!!!

Si qenjes më të përkryer të Zotit, njeriut I është dhënë trupi, I është dhënë mendja, zemra dhe shpirti, por I janë dhënë edhe veprimtarë të tillë të cilët vetëm njëherë ecin në tokë. Me tërë qenjen e tij njerëzore e ka prezantuar islamin duke gjetur energji të madhe të cilën e ka paraqitur me mesazhet më të bukura përmes dimenzioneve të veta nacionale dhe fetare, duke ndërtuar histori të ndershme në Mal të Zi. Qëllimet e larta mund të arrihen vetëm me veprime të munçura të cilat duhet të dalin nga vetë intelekti. Idriz ef. Demiroviq është person I jashtëzakonshëm në mes të besimtarëve dhe teologëve bashkëkohorë islam. Me angazhimin e tij të plotë, e posaçërisht me fjalën dhe punën e tij, ka dhënë kontribut vendimtarë në afirmimin e  islamit bashkëkohorë dhe të mendimeve të islamit. Duke jetuar në shekullin XX dhe XXI, në kohën e trazirave të mëdha, ai me sinqeritet u ballafaqua  me problemet me të cilat takoheshin  pjesëtarët e Islamit në Mal të Zi.

Hasan el Basri (arabisht: الحسن بن أبي الحسن البصري‎; emri I plotë: Al-Hasan ibn Abi-l-Hasan al-Basri) (642–728), ishte teolog dhe filozof islam. I lindur në vitin 642 (21 v.h) në Medinë. Ishte simbol I vërrtet I besimit islam, inspirim për shumë lëvizje shpirtërore në islamin klasik. Njëherë ka shënuar: “Mendimi dhe besimi I drejtë, janë veprat më të mira. Kush e rregullon jetën e vetë sipas tyre, sigurisht që do të shpëtohet. Të gjithë të tjerët le ta rishqyrtojnë jetesën e vetë.  Mendimi I drejtë është sikurse pasqyra në të cilën ndahen veprat e mira nga të ndryshkurat. Kush bazohet në mendime të drejta, do të shpëtohet, e kush I anashkalon, do të dështojë”,  pikësisht me këto fjalë do ta përshkruaja Idriz ef. Demiroviqin. Ndoshta nuk do të jemi besimtarë si ai, ndoshta nuk do të jemi filozof si ai, ndoshta nuk do të jemi të ditur si ai, ndoshta nuk do të kemi mirësinë të cilën e ka ai, mirëpo të gjithë mund të kemi atë pjesën më njerëzore të vetes, ashtu siç e ka Idriz ef. Demiroviq. Dhe faleminderit që na mësoi të gjithëve atë virtytin më të madh që quhet NJERËZIM!!!!

 Përktheu dhe adaptoi nga gjuha malazeze: Ilmira Lika

  • 1

    Radio