Sociale Më shumë

Identifikohet trupi i djaloshit-Ognjen, gjendet i mbytur

Prej tvteuta19:49, 16 Maj 2016

Trupi i pajtë i djaloshit 11 vjeçar nga Podgorica ,Ognjen Rakoçeviq është gjetur mbrëmë në grykën e Moraçës,në liqenin e Shkodrës,ku nga autopsia e kryer rezulton se shkaku u vdekjes ishte mbytja.

“Për fat të keq bëhet fjalë për Ognjen Rakoçeviq 11 vjeç nga Podgorica ,që e konfirmuan edhe prindërit e tyre “kanë kumtuar nga policia.

Në mëngjes me urdhër të Prokurorit Shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë ,është kryer autopsia e trupit.

Humbja e Ognjenit është paraqitur me 4 maj, ku eshte  angazhuar një numër i madh i qytetarëve, zyrtar të policisë, së bashku me përfaqësuesit e organeve tjera institucionale  të bëjnë kontrollën e çdo cepi të Podgoricës.

Shërbimi  kujdestar i Qendrës së Sigurisë në  Podgorica mbrëmë rreth orës 20.00 është informuar që është gjetur një trup I një fëmije.

  • 1

    Radio