Ibrahimi dorëhiqet nga posti i sekretarit për financa
Prej tvteuta09:46, 16 Mars 2016
Ushtruesi i detyrës së sekretarit për buxhet dhe financa Agron Ibrahimi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, shkruajnë mediat lokale nga burime të pakonfirmuara zyrtarisht.
Sipas tyre, arsyeja e dorëheqjes është konflikti i interesit, pasi Ibrahimi është anëtar i Këshillit Drejtues të Rivierës së Ulqinit, dhe sipas ligjit nuk kishte të drejtë të mbante postin e sekretarit për më gjatë se 30 ditë.
Deri tani nuk ka njoftime për arsye tjera të kësaj dorëheqje, ose edhe arsyet e pranimit të postit nga ana e tij , i cili e fuste atë në konflikt interesi.