Sociale Më shumë

Humanitas filloi me shpërndarjen e iftareve, i falenderon të gjithë për kontributin e Ramazanit

Prej tvteuta00:11, 14 Prill 2021

Ashtu siç edhe kishte paralajmeruar, Shoqata Humanitas nga nata e sontme, nata e parë e Ramazanit, ka filluar me shpërndarjen e iftareve për familjet me vështirësi. Humanitas sipas planifikimit, çdo natë do të ndajë nga 19 iftare personave me probleme shëndetësore, me fëmijë me nevoja të veçanta dhe të vetëm të moshuar pa të ardhura. Tjerat iftare shpërndahen nëpër lagje sipas rradhës, njoftojnë nga Shoqata Humanitas përmes rrjetit social.
Ata poashtu njoftojnë se përmes kontributeve, kanë arritur që sonte, në natë e parë të Ramazanit, të ndajnë 45 iftare  të kompletuara për familjet e përzgjedhura me vështirësi më të rëndë ekonomike dhe shëndetësore.

  • 1

    Radio