Politikë

Aktuale Më shumë

Hulumtimi i QEQ dhe DAMAR: Qeveria e Abazoviq me notën 2.25

Prej tvteuta14 October 2022

Qeveria e Dritan Abazoviq ka marrë vlerësimin 2.25 në shkallën 1 deri në 5 dhe është vlerësuar më keq se qeveria e Zdravko Krivokapiq, tha drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Edukim Qytetar (CGO) Daliborka Uljareviq. Hulumtimi në kuadër të nismës së përbashkët të kësaj organizate dhe agjencisë DAMAR tregojnë se 50.3 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria po punon nën pritshmëritë dhe 36.6 për qind mendojnë se transparenca e kësaj qeverie është e njëjtë me atë të mëparshmes. Uljareviq tha se Abazoviq gëzon më pak besim se paraardhësi i tij Zdravko Krivokapiq. “46,9 për qind e qytetarëve nuk i besojnë fare atij”, thotë Uljareviq. Sipas anketës, rreth një e katërta e qytetarëve mendojnë se kryeministri nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj të gjitha mediave, ndërsa ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq ka qenë më i vlerësuari, i ndjekur nga Abazoviq. Filip Axhiqić, Fatmir Gjeka dhe Adrijan Vuksanoviq u vlerësuan me notën më të ulët. Drejtori ekzekutiv i agjencisë DAMAR, Vuk Çagjenoviq, deklaroi se 56 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria e 43-të është më e përqendruar në interesat e Kishës Ortodokse Serbe (KPS) sesa në Mal të Zi dhe se Mali i Zi është i orientuar sipas interesave të Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq. Ai shtoi se rreth 36 për qind e qytetarëve e konsiderojnë të nxituar nënshkrimin e kontratës themelore me KOS, kurse 53 për qind mendojnë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza.